Qeveria e re me paraqitjen e parë në “Open Ballkan” – Mexhiti: Nisma s’është gjithëpërfshirëse dhe nuk e ka përmbushur misionin

November 22, 2024
1 minut lexim


Përderisa kryeministri Hristijan Mickoski është në Beograd në ngjarjen e nismës “Open Ballkan”, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, kritikoi nismën. Sipas Mexhitit “Open Ballkan” nuk e ka arritur misionin e vet dhe nuk është nismë inkluzive në të cilën duhet të përfshihet i gjithë rajoni. Në të vazhdojnë të jenë pjesëmarrëse vetëm Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia. Mexhiti dëshiron nismë në të cilën do të jetë e përshirë edhe Kosova.

Vërejtje për pjesëmarrjen e Maqedonisë në Open Ballkan vazhdimisht arrinin nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN, edhe pse pjesëmarrja jonë në këtë nismë vazhdon. Kritikat kryesore kanë të bëjnë me ndikimin serb në vend. Paraprakisht edhe kryeministri Hristijan Mickoski e kritikoi “Open Ballkan”. Ai deklaroi se nisma ka shumë mangësi dhe për të duhet të bisedohet me partnerët strategjik.


Derisa ishte në pushtet LSDM vazhdimisht kritikonte se VMRO-DPMNE-ja në Kuvend po e bllokon ratifikimin e zgjidhjeve ligjore që burojnë nga “Open Ballkan”.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kaosi në Transportin Publik! Protestë në Shkup – Kurto Dudush akuza Arsovskës për racizëm dhe diskriminim!

Story i radhës

Basha, një hap drejt ballkonit. Kryetari pa parti, kërkon një vend për deputet

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar

Parma i shkakton humbje Monzës

Skuadra e Parmës ka arkëtuar tre pikë të mëdha. Vendasit e mposhtën me rezultat 2:1 skuadrën e Monzës.  Për Parmën shënuan Hernani (56′), Valenti (90+8′) dhe për Monzën shënoi Pereira (85′). Mari
ShkoLartë