Qeveria e Portugalisë miraton nxjerrjen e litiumit

February 6, 2022
1 minut lexim

Gara për litium në Portugali ka arritur kulmin e saj.

Ndërsa banorët kanë protestuar vazhdimisht kundër minierave të metalit të rrallë – duke përmendur pasoja të mëdha mjedisore – ministria e mjedisit e vendit i ka dhënë dritën jeshile nxjerrjes së “arit të bardhë” në gjashtë pjesë të ndryshme të vendit.

Megjithatë, komuna e Pinhel po përgatitet të paraqesë një urdhër për të ndaluar kërkimin.

Banorët në Fundao thonë se planet për një minierë do të ndërhyjnë në sistemin qendror të ujitjes të zonës, duke paraqitur një kërcënim për një nga industritë kryesore të rajonit, sektorin agro-ushqimor, shkruan Euronews.

“Nuk do të jetë kurrë e mundur, do të thosha, për bashkitë, por edhe për administratën, madje edhe për qeverinë, që minierat të bëhen në atë që është një nga asetet kryesore të prodhimit bujqësor ku ka investime kaq të mëdha”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Fundao Paulo Fernades.

Sipas një kompanie minerare me bazë në Londër, Savannah Resources, Portugalia ka 60,000 mijë ton rezerva të njohura të litiumit.

Litiumi është bërë një metal mineral thelbësor, i përdorur për dekada në industrinë elektronike dhe farmaceutike. Por, minierat e tij mund të kontribuojnë në shpyllëzimin dhe ndotjen e ajrit, gjë që do të ketë një ndikim negativ.

“Ne kemi dëgjuar për rreziqet dhe problemet që mund të krijojë për mjedisin, por edhe për njerëzit,” thotë një banor nga Mondim de Basto, i cili shtrihet në lagjen Vila Real në veri të vendit.

“Pra, është shqetësuese të dimë se ata mund të vijnë për ta shfrytëzuar atë këtu në territorin tonë.”

Pavarësisht shqetësimeve për dëme të pakthyeshme mjedisore, licencat për kërkimin e litiumit në pjesë të tjera të vendit tashmë janë dhënë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM: Arsovska kryetarja më e pasuksesshme deri tani e qytetit të Shkupit

Story i radhës

Debat i ashpër mes banorëve për përplasjen Einxhel-Donald

Të fundit nga

ShkoLartë