“Qeveria e papërgjegjshme, qytetarëve iu la barra pas rritjes së çmimeve”, Preç Zogaj: Opozita të zgjidhë problemet

December 30, 2022
min lexim

Analisti Preç Zogaj i ftuar këtë të premte në rubrikën “Opinion” me Ina Qirjo në News24, bëri një pasqyrim të shkurtër të ngjarjen kryesore të 2022, lidhur me politikën në vend.

Sa i takon qeverisjes, ai u shpreh se sheh një krizë komoditeti pa papërgjegjshmërie, ndërsa shtoi se kriza globale që ndikoi në vendin tonë, u la e gjitha në kurriz të qytetarëve.

Zogaj u shpreh se ajo spikati këtë vit, ishte korrupsioni në të gjitha instancat e legjislacionit.

“Pasoja numër një në vendin tonë ka qenë tronditja e çmimeve. Njerëzit e dinë se historia e çmimeve në Shqipëri në thelb është e lidhur me pasojat e luftës.

Këtu në Shqipëri ka pasur edhe elementë të qeverisjes vendore, nëse në botë qeveritë kanë pasur përparësi zbutjen e efekteve të krizës globale duke ndihmuar familjet, popullsinë në tërësi, këtu kjo nuk ka ndodhur. Gjithë barrën e krizës e ka mbajtur në kurriz konsumatori dhe duhet nënvizuar se rritja e çmimit të karburantit ka sjellë shumë të ardhura në buxhetin e shtetit.

Tani po jepen ndihma, janë edhe ndihma që lidhen me Vitin e ri sesa me lehtësimin e jetesës së përditshme të individëve. Shtetet fqinje kanë pasur elemente lehtësuese herë pas here.

E kanë gjetur tani këtu, që njerëzit e gjejnë vetë zgjidhjen, ne edhe në pandemi kemi dhënë më pak se të gjithë ndihma për qytetarët.

Është një raport i vjetër i qeverive në Shqipëri me publikun… sepse ata gjithnjë e mendojnë në kuptimin cinik të fjalës, e mendojnë ski aleat të tyre durimin dhe krenarinë e publikut që nuk e lejnë veten të poshtërohen nëse shteti nuk i ndihmon.

Rast më flagrant se rritja shumë e madhe e të ardhurave në buxhet për shkak të çmimeve që qytetarët kanë paguar taksa, në vend që t’u kthehet e plotë, u kthehet me pikatore.

Maxhoranca në mandatin e tretë është në inerci të të dytit, duke mos u shqetësuar shumë, është në krizën e komoditetit, që është dhe më e rrezikshme se kriza e përballjes.

Kur mendon se nuk të trazon njeri, se kundërshtarët e tu nuk u ka peshë fjala, qeveria është në krizën e komoditetit dhe të thellojë papërgjegjshmërinë e saj.

Ajo që spikat është korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e ekzekutivit”, tha ai.

Sa i përket situatës së opozitës ai tha se është përballur me shumë probleme, dhe se duhet dhe ka përgjegjësinë para qytetarëve që ta zgjidhë.

“Nuk shoh të jetë viti i opozitës, viti i problemeve të opozitës po. Opozita sot është e përçarë, ka tri opozita dhe të trija së bashku janë akoma më të vogla sesa opozita e 25 prillit të 2021.

Opozita ka probleme që duhet dhe ka përgjegjësi para vendit për t’i zgjidhur”, deklaroi Zogaj.

Zogaj komentoi edhe zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK, Altin Dumani.

“Zgjedhja e dumanit është një sinjal që shton besimin tim tek SPAK. U zgjodh në rrethana specifike, në një përpjekje të hapur të qeverisë dhe kryeministrit për të orientuar zgjedhjen e kreut të SPAK, për arsye që lidhen me kontrollin e tij.

Në përfundim SPAK zgjodhi me votë Dumanin i cili gëzon reputacion pozitiv dhe ka barrën që pritshmëritë e publikut te SPAK ta justifikojë.

Koha po punon për drejtësinë re”, u shpreh ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xavi: Ne të gjithë donim të ishim në vendin si ai!

Story i radhës

Ish-komandanti i KFOR-it, Buhler: Perëndimi e ka toleruar tepër gjatë retorikën luftarake serbe, por edhe qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë