qeveria e miratoi informaten per furnizim te insulines dhe terapise tjeter mjekesore per diabetiket 68237518cb8bf

Qeveria e miratoi informatën për furnizim të insulinës dhe terapisë tjetër mjekësore për diabetikët

May 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 maj – Qeveria në mbledhjen e sotme të 73-të të rregullt e miratoi informatën për dhënie të pëlqimit për mjete financiare për furnizim të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave për matje të sheqerit, pompave të insulinës me material shpenzues dhe senzorë për matje të vazhdueshme të glykemisë për periudhën prill 2025 – prill 2027, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Shuma e mjeteve financiare është 2.319.311.828,00 denarë me TVSH të përfshirë, prej të cilave 1.854.864.916,00 denarë me TVSH të përfshirë janë mjete të nevojshme për terapi të insulinës dhe 464.446.912,00 denarë me TVSH të përfshirë mjete të nevojshme për gjilpëra të insulinës dhe shirita për amtje të sheqerit, pompave të insulinës me material shpenzues dhe senzorë për matje të vazhdueshme të glykemisë.

Mjetet është paraparë të paguhen nga Programi për sigurim të insulinës, glykagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave për matje të sheqerit, pompave të insulinës me material shpenzues dhe senzorë për matje të vazhdueshme të glykemisë me dinamikë të saktë të pagesës. Qeveria mbetet e përkushtuar në avancimin dhe kujdesin për shëndetin e të gjithë qytetarëve.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

do te kete vetem nderrim te ministrave por jo edhe rikonstruim te qeverise 682374db345df
Story i mëparshëm

Do të ketë vetëm ndërrim të ministrave por jo edhe rikonstruim të Qeverisë

raporti i be per zgjedhjet analisti ermal hasimja siperfaqesor nuk flitet per intimidime te votuesve sidomos ne shkoder e elbasan 68237a79dcff3
Story i radhës

Raporti i BE për zgjedhjet, analisti Ermal Hasimja: Sipërfaqësor, nuk flitet për intimidime të votuesve, sidomos në Shkodër e Elbasan

Të fundit nga

ShkoLartë