Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi masat e reja anti-krizë në vlerë mbi 350 milionë euro

min lexim

Një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro, miratoi Qeveria në seancën e sotme.

Siç njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, me këto mjete, mbështetja totale për tejkalim më të lehtë të krizës në të gjitha sferat deri më tani arrin në 750 milionë euro.

Mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe likuiditeti i kompanive, theksoi kryeministri, mbeten prioritet.

“Mesazhi kryesor sot është se ne nuk do të harrojmë askënd dhe do ta lëmë të qetë të përballet me pasojat e krizës. Së bashku do ta kalojmë krizën”, tha Kovaçevski në një konferencë për media pas seancës së rregullt të 88-të të qeverisë.

Kryeministri nënvizoi se duhet të ketë burime energjie, avull dhe energji elektrike, por edhe masa të synuara për kategoritë më vulnerabël të qytetarëve.

“Edhe një herë e menaxhojmë mirë Buxhetin dhe ua kthejmë paratë qytetarëve, veçanërisht kategorive më të rrezikuara. Kemi bërë konsultime të thella me ekspertë, punëdhënës, oda ekonomike, pensionistë dhe shkencë,… Kemi finalizuar masat për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë, por nga sot do të punojmë edhe më me përkushtim për tejkalimin e krizës. Ne veprojmë me vendosmëri dhe marrim masa që zbusin krizën’, theksoi Kovaçevski.

Ai iu referua edhe mjeteve të siguruara nga ribalancimi i Buxhetit, të cilat do të realizohen në periudhën e ardhshme.

Në konferencën për media në Qeveri janë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, ministrat e Ekonomisë dhe Financave, Kreshnik Bekteshi dhe Fatmir Besimi, si dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Story i mëparshëm

Kështu duket renditja në Superligën e Kosovës, kush më kë takohet në javën e ardhshme

Story i radhës

Puyol me reagim të çuditshëm pasi Casillas e pranoi se është homoseksual

Të fundit nga