Qeveria në mbledhjen e sotme të 109-të e konfirmoi Propozim-buxhetin e plotësuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.
“Propozim-buxheti i plotësuar paraqet tekst të ri të integruar në të cilin Qeveria i sendërtoi amandamentet e pranuara, pas debateve të komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku ishte shqyrtuar edhe me ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme të propozuara nga Ministria e Financave”, informuan nga shërbimi qeveritar për shtyp.