Qeveria e Britanisë nën presion të shtuar për shkak të politikës së migracionit

August 14, 2023
min lexim

Përmbysja e një varke të mbingarkuar të mbushur me emigrantë në Kanalin Anglez të shtunën, ka rindezur presionin ndaj ligjvënësve britanikë, ndërsa vazhdojnë kritikat për anijen e diskutueshme të emigrantëve “Bibby Stockholm”, raporton Anadolu.

Politika britanike për trajtimin e kalimeve me varka të vogla do të përballet me presione si nga Partia Laburiste në pushtet, po ashtu edhe ajo konservatore opozitare për incidentin, në të cilin mbetën të paktën gjashtë të vdekur.

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, shprehu ngushëllimet e saj.

Bridget Phillipson, Sekretarja Shtetit për Arsimin në Hije dhe deputetja laburiste për Houghton dhe Sunderland South, tha se incidente të tilla ishin “absolutisht tragjike”.

Incidentet në Kanalin Anglez “dëshmojnë pse ne kemi nevojë për veprime shumë më të ashpra për të goditur bandat kriminale që po shfrytëzojnë njerëzit, duke i vënë ata në rrezik”, deklaroi ajo për BBC.

Phillipson e përshkroi Zyrën e Brendshme si “gjithnjë e më shumë kaotike dhe plotësisht e paaftë”.

Ajo theksoi nevojën për një “sistem më të mirë dhe më të drejtë” që do të adresonte numrin e madh të kërkesave për azil “që është plotësisht jashtë kontrollit”.

Jake Berry, deputet konservator dhe ish-kryetar i partisë, tha se është e qartë se “vetëm ndryshimet radikale mund ta kthejnë në të vërtetë valën”.

“Duhet t’i ndalojmë kontrabandistët e poshtër të njerëzve që tregtojnë mjerim njerëzor dhe veprimet e të cilëve vazhdojnë të rezultojnë me humbje jetësh”, ka shkruar ai për Sunday Express.

Duke kujtuar se të gjithë azilkërkuesit u zhvendosën nga anija “Bibby Stockholm” në më pak se një javë, Berry shtoi gjithashtu se marrëveshja e Ruandës ende nuk ka regjistruar asnjë emigrant të vetëm që është dërguar në shtetin afrikan.

Të premten, të gjithë azilkërkuesit u zhvendosën nga anija “Bibby Stockholm” pasi në sistemin e ujit në bord u gjetën gjurmët e baktereve Legionella.

Organizata bamirëse e drejtuar nga vullnetarët Care4Calais tha se incidenti i së shtunës ishte “i tmerrshëm”.

“Humbja e panevojshme e jetëve konfirmon edhe një herë nevojën për një kalim të sigurt dhe një sistem modern dhe të arsyeshëm azili në Britani të Madhe”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, ministrat konservatorë thuhet se po përballen me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pas largimit të emigrantëve nga anija.

Një figurë e lartë konservatore i tha gazetës se Braverman “duhet të shkarkohet” pasi të gjithë emigrantët në bordin e anijes u larguan për shkak të shqetësimeve për bakteret.

Një burim i brendshëm i Zyrës së Brendshme tha se çështja ishte “e turpshme”.

“Çfarë farsë e plotë. Sikur të kesh kufij të brishtë nuk është mjaft e keqe, ne nuk mund të vendosim as 39 emigrantë të paligjshëm në një anije siç duhet”, shkroi Scott Benton, deputet i pavarur i cili dikur ishte deputet konservator, në platformën X, i njohur më parë si Twitter.

Sipas të dhënave nga Zyra e Brendshme, gjithsej 1.608 emigrantë në 30 varka të vogla u zbuluan duke kaluar Kanalin Anglez nga data 10-12 gusht.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, renditi trajtimin e kalimeve me varka të vogla si një nga pesë prioritetet e tij pasi mbi 45 mijë emigrantë mbërritën në vend përmes Kanalit Anglez vitin e kaluar.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy shtetas rusë arrestohen në Poloni për propagandë për grupin Wagner

Story i radhës

Saga e Mbappes vazhdon, kërkon garanci që mund të largohet vitin e ardhshëm

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë