qeveria do ti vleresoje mediat nese publikojne lajme pozitive negative apo neutrale 67e697d964e8d

Qeveria do t`i vlerësojë mediat nëse publikojnë lajme pozitive, negative apo neutrale!

March 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 mars – Qeveria është në kërkim të një firme që do të bëjë softueerin për “press clipping” respektivisht që do t`i grumbullojë lajmet e publikuara dhe do t`i kategorizojë si pozitive, negative apo neutrale. Do të monitorohen të gjitha mediat duke llogaritur edhe ato online dhe mediat e shtypura.

Në specifikacioni teknik të tenderit, të publikuar në ueb-faqen e Byrosë për furnizime publike, pa buxhetin e parashikuar, thuhet se firma që do të zgjidhet, duhet të mundësojë shërbime për vlerësimin e ndikimit mediatik, selektimit, përpunimit dhe distribuimin e lajmeve të publikuara në mediat e shtypura, elektronike, të internetit dhe në rrjetet sociale.

Softueri duhet të mundësojë të dhëna për median, kush e ka publikuar lajmin dhe emrin e autorit të lajmit.

Afati përfundimtar për për paraqitjen e kompanive të interesuara është 4 Prilli.

Ndërkohë, në periudhën kur ishte shpallur ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçanë, Qeveria me shumën prej 22.8 milion denarë apo 371.000 euro ka lidhur marrëveshje me “Market Vision” dhe “IPSOS”, të cilët për dy vitet e ardhshme duhet ta masin rejtingun e Qeverisë tek qytetarët.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rokas shteti i se drejtes dhe administrata publike jane fushat ku ka ngecje ne reforma 67e697a20ad26
Story i mëparshëm

Rokas: Shteti i së drejtës dhe administrata publike janë fushat ku ka ngecje në reforma

mungesa e ilaceve ne spitalin onkologjik berisha rama po kryen krim kunder njerezimit 67e69d42dc23a
Story i radhës

Mungesa e ilaçeve në Spitalin Onkologjik/ Berisha: Rama po kryen krim kundër njerëzimit!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë