Qeveria do t’i huazojë naftë Qytetit të Shkupit, pritet rikthimi i autobusëve në qarkullim

min lexim

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Latifi-Azizi, ka njoftuar se Qeveria ka mbajtur diskutim të jashtëzakonshëm për shkak të mungesës së energjisë për transport publik në territorin e Qytetit të Shkupit, ku është konstatuar gjendja e keqe dhe mungesa e derivateve për nevojat e Ndërmarrjes së Transportit Publik.

Ajo njoftoi se është marrë vendim me të cilin konstatohet ekzistimi i gjendjes krize në furnizimin me energji termike në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për shfrytëzimin e lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes së energjisë termike në treg.

“Me këtë mundësohet që t’i huazohen Qytetit të Shkupit pjesë të rezervave të naftës në vend. Byroja e Prokurimeve Publike sot ndër të tjera ka marrë vendim me të cilin plotësohen kushtet për zbatimin e procedurës negociuese pa shpallje të tenderit me qëllim të shkurtimit të afatit për blerjen e derivatit të nevojshëm për qytetin e Shkupit. Me këtë Qeveria e mbyll çështjen me vështirësinë në funksionimin e ndërmarrjes së transportit publik të qytetit”, tha Venera Latifi-Azizi.

Burimi: alfax.mk

Story i mëparshëm

Si do të zvogëlohet numri i aksidenteve në trafik?

Story i radhës

Qyteti i Shkupit përshëndet vendimin e qeverisë për të ndihmuar Transportin Publik

Të fundit nga