qeveria do te ndaloje perdorimin e mjeteve piroteknike ne ambiente te mbyllura 67de9288e4e35

Qeveria do të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura

March 22, 2025
1 minut lexim

Qeveria ka për qëllim që plotësisht të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura. Shërbimet në kuadër të MPB-së janë përgjegjëse për përgatitjen e dokumentacionit që do të bënte ndryshime në legjislacionin që rregullon këtë çështje. Kështu ka deklaruar sot për media ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Toshkovski theksoi se menjëherë me fillimin e hetimeve në lidhje me aksidentin në diskotekën e Koçanit, shërbimet në kuadër të Ministrisë janë ngarkuar që të gjejnë mënyrën e ndalimit të përdorimit të mjeteve të tilla piroteknike në ambiente të mbyllura.

Sipas tij, legjislacioni ekzistues që e rregullon atë çështje daton në vitet e 60-ta, kështu që, siç theksoi ai, do të miratohet një ligj krejtësisht i ri.

Për shkak të nevojës urgjente në rregullimin e kësaj çështjeje, ai tha se deri në miratimin e një ligji të ri, zgjidhja do të kërkohet me ndryshimin e neneve të legjislacionit ekzistues.

“Në të ardhmen do të vijojë ripërtëritje me një ligji të ri. I gjithë teksti ligjor që lidhet me ligjin në fjalë është drejt përfundimit, por tashmë për shkak të nevojës urgjente do të bëhen ndryshime direkte në disa nene të ligjit ekzistues, qoftë kjo nga Qeveria apo përmes një deputeti në Kuvend. Shërbimet janë duke punuar për projekt-amendamentet legjislative dhe ato do të vendosen në procedurë sa më shpejt që të jetë e mundur. Synimi i Qeverisë është që kurrë më të mos lejohet përdorimi i mjeteve të tilla piroteknike në ambiente të mbyllura”, tha Toshovski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

arrestohen dy persona per shkak te shkaktimit te zjarrit ne prilep dhe resnje 67de928353bbe
Story i mëparshëm

Arrestohen dy persona për shkak të shkaktimit të zjarrit në Prilep dhe Resnjë

zyrtaret e ps se mbushin burgjet rama e dhimbshme qe njerez qe i njeh ndodhen prapa hekurave 67de98228cf25
Story i radhës

Zyrtarët e PS-së mbushin burgjet, Rama: E dhimbshme që njerëz që i njeh ndodhen prapa hekurave

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë