qeveria dha 4 mln euro per koncertin e kanye west lubonja rama shkeli kushtetuten 6a50f8d040596

Qeveria dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Lubonja: Rama shkeli Kushtetutën!

July 10, 2026
1 minut lexim

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka reflektuar aspak nga protestat që vijojnë kundër qeverisë së tij, duke e lidhur këtë edhe me vendimin e fundit për të dhënë 4 milionë euro për koncertin e Kanye West.

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se kryeministri ka shkelur Kushtetutën duke marrë këto para nga fondi rezervë. Sipas tij, kryeministri rrezikon të vendosë dhunë apo ta çojë vendin në dhunë, duke shtuar se duhet të jetë parlamenti dhe drejtësia që duhet ta frenojnë.

“Në gjithë këtë protestë, ku duhet të jetë i paktën i kujdesshëm shkel kushetuën duke dhënë nga fondi rezervë 4 milionë për një koncert. Nuk ka mësuar asnjë gjë nga protesta. Çfarë deputetësh dhe ministrash janë ata? Me ligj apo me kode nderi e turpi që i manipulojnë njerëzit.

Me këtë akt tregon se nuk është një demokraci që vendos populli, por një autokrat që i jep 4 milionë euro një kompanie private siç po bën me Shqipërinë dhe nuk ka mësuar gjë nga kjo protestë. Ose do të vendosë dhunën ose do ta çojë popullin në dhunë dhe këtë duhet ta frenojnë të tjerët, parlamenti, opozita dhe drejtësia. Kjo është një çështje që drejtësia duhet të kishte nisur hetim”, deklaroi ai.

Komentoi gjithashtu edhe hetimin që ka nisur policia ndaj një fushate me komente negative ndaj disa bizneseve në vend, duke theksuar se ajo duhet të merret me detyrën e saj kryesore dhe jo të merret me “revieë”.

Sipas Lubonjës, nuk mund të ushtrohet presion dhe dhunë ndaj atyre që thonë të vërtetat nëpërmjet komenteve të tyre në rrjete sociale.

“Policia s’mund të merret me këtë, kur nuk merret me detyrën e vet kryesore që të na mbrojë nga kriminelët. Në një farë mënyre kemi mbyllur sytë filan trafikant hapi restorant apo tjetri u bë i pasur me këto metoda. Dhe jemi pjesë e këtij sistemi që duhet ta pastrojmë. Kjo duhet të jetë qasja. Jo dhuna ndaj atyre që ndoshta janë më radikalë por thonë disa të vërteta. “

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti ne unisum po zgjerojme mundesite per mobilitet akademik 6a50f85454732
Lajmi i mëparshëm

Kurti në UNISUM: Po zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

serbia ndalon dy agjente te dyshuar ruse per planifikimin e nje sabotimi ne gjermani 6a50f93081b7f
Lajmi i radhës

Serbia ndalon dy agjentë të dyshuar rusë për planifikimin e një sabotimi në Gjermani

Të fundit nga

ShkoLartë