8
Shkup, 19 dhjetor – Maqedonia e Veriut si vend anëtarë i Aleancës më të fuqishme ushtarake n ë botë, NATO-s për të qenë i kompletuar nuk do mend që duhet sa më parë të anëtarësohet në BE, si anëtare fuqiplotë. Derisa ish pushteti i kaluar kishin qenë të inkriminuar në krim dhe korrupsion deri në fyt, qeveria aktuale duhet ta dëshmojnë të kundërtën. Edhe pse ka filluar mbarë dhe mirë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duhet jashtëzakonisht shumë të jetë e fokusuar drejt plotësimit të kushteve të duhura drejt anëtarësimit në BE, sepse vetëm kjo do të ishte shpëtim për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi, shkruan Zhurnal.
Lufta kundër korrupsionit e dukshme, duhet të punohet edhe për anëtarësimin e vendit në BE –
Maqedonia e Veriut si shtet e meriton vendin e tij me 27 vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, dhe se vendi ynë është pikërisht këtu në tryezën e njëjtë bashkë me ato, sepse ne ndajmë vlera të njëjta dhe luftojmë për vlera të njëjta dhe besojmë në ato vlera, ndërsa ajo është që të jemi të bashkuar në dallime.
Këtë e porositi nga Brukseli kryeministri Hristian Mickoski, i cili në kryeqytetin e Bashkimit Evropian po kryeson një delegacion qeveritar në përbërje të të cilit janë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, këshilltari i tij për punë të jashtme, ambasadori Markovski dhe shefi i kabinetit, Vladimir Neloski.
Mickoski siç bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë, ditën e punës sot e ka filluar me një takim dypalësh me zëvendëskryetaren e Komisionit Evropian dhe përgjegjëse për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Kaja Kallas.
“Në takim biseduam për të gjitha ato frikëra dhe gjithçka që ne si vend dhe si popull duhej të bënim në të kaluarën në emër të atyre vlerave të njëjta evropiane dhe se nuk duhet më kurrë, jo vetëm për ne, por edhe për vlerat që i ndajmë me Bashkimin Evropian duhet të bisedojmë për çështje dypalëshe, çështje identitare dhe askush më nuk do të ketë të drejtë të kontestojë identitetin tonë shekullor dhe gjuhën tonë amtare maqedonase, e cila ka rrënjë shekullore”, theksoi Mickoski.
Vizita vazhdon me takime dypalëshe të kryeministrit Mickoski me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk i cili do të jetë kryesuesi i ardhshëm i Bashkimit Evropian, është paraparë edhe takim dypalësh me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez, pas çka do të marrë pjesë edhe në Samitin zyrtar të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.
“Pres përshtypje vërtet pozitive, ne jemi këtu për të mbrojtur interesat maqedonase, identitetin maqedonas dhe në të njëjtën kohë të dërgojmë porosi se vendi ynë, tashmë e kemi konfirmuar disa herë dhe e meritojmë, është pikërisht këtu që të jemi të anëtare e barabartë dhe të plotfuqishme e Bashkimit Evropian”, thotë kryeministri Mickoski.
Zbatimi i Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, përpjekjet për integrim rajonal, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të integrimit gradual mes Bashkimit Evropian dhe rajonit, do të jenë tema kryesore e Samitit të sotëm BE-Ballkani Perëndimor.
Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka zanafillë të hershme –
Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.
Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht që jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo, për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme
Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.
Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve që shumica aktuale parlamentare e ka të vështirë t’i sigurojë, pasi opozita maqedonase kundërshton ashpër e opozita shqiptare ka vendosur dy kushte. Përmes këtij plani arrihet marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk