Qeveri: Masa të reja për ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve

March 7, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht ndjek gjendjen dhe me masa konkrete vepron për të ruajtur standardin e qytetarëve. Në këtë drejtim gjatë ditëve të ardhshme opinioni do të informohet për pakot e reja të masave për tejkalimin e gjendjes ekonomike, me qëllim të mos ketë rritje të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore dhe burimeve të energjisë.

Qeveria me të gjithë pjesëmarrësit, sindikatat, odat, punëdhënësit në kuadër të Këshillit Ekonomik, si dhe me ekspertë të jashtëm, do të diskutojnë për tejkalimin e situatës aktuale në vend, si pasojë e zhvillimeve botërore që po ndjehen edhe te ne.

Secili në domenin e tyre do të jep kontributin e tyre në perceptimin e situatës që do të ishin propozime dhe ide të mundshme për zgjidhje të mëtejshme.

Gjithashtu, Qeveria mbrëmë ka njoftuar se nuk do të ketë ndryshime në faturat e energjisë për ngrohje të amvisërive.

Me këtë vendim qeveritar bëhet ndryshim në Dekretin për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive natyrore dhe pengesave në tregun e energjisë për ngrohje.

Me këtë ndryshim përcaktohet baza ligjore për miratimin e një mase për mbështetje financiare që do të kompensojë dallimin në çmimin e energjisë për ngrohje për furnizuesit e ngrohjes në mënyrë që të eliminohet mundësia që dallimi i çmimit të jetë ngarkesë e konsumatorëve të ngrohjes nga kategoria e amvisërive.

Masat që do të merren në periudhën e ardhshme janë për të ruajtur standardin e qytetarëve paralelisht me rritjen e pagës minimale prej 18.000 denarë, si dhe me marrëveshjen e arritur për rritjen historike të pensioneve.

Qeveria me zgjidhje sistematike kujdeset për standardin jetësor, veçanërisht për kategoritë më të prekura, si prioritet kryesor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Teknologjia si armë paqësore e Ukrainës kundër pushtimit Rus

Story i radhës

Ukraine Crypto Donations Reach a Plateau; 40% of the Country’s Military Suppliers Accept Crypto

Të fundit nga

ShkoLartë