Qerpikë artificialë? Jo, faleminderit! Ka një zgjidhje perfekte për t’i rritur

April 29, 2022
1 minut lexim

Qerpikët e gjatë janë një sfidë më vete bukurie për të gjitha vajzat. Mund të dish shumë produkte si vaji i ullirit, kokosit apo bajames që janë shumë të përdorur për rritjen dhe forcimin e qerpikëve. Mjafton të aplikosh vetëm disa pika në qerpikë për disa ditë do të shohësh ndryshimin mahnitës. Nëse aplikohet rregullisht, pas 4-javësh mund të mahnitesh nga rezultati.

Vazelina apo “castor oil” gjithashtu stimulon rritjen e qerpikëve. Ajo gjithashtu vepron si hidratues dhe parandalon këputjen. Aplikoje para se të flesh dhe shpëlaji qerpikët në mëngjes.

Suplemente si vitamina B, E dhe D gjithashtu i mbajnë qerpikët të fortë dhe të shëndetshëm. Aplikoni disa pika me anë të një furçe.

Ka shumë rimele në treg që pretendojnë për një efekt zgjatës dhe voluminoz të qerpikëve, por të paktë janë ata që vërtet e arrijnë këtë efekt. Çdo efekt varet nga rimeli i zgjedhur, marka, cilësia dhe forma e furçës.

Një zgjedhje e mirë do ishte përdorimi i një rimeli që përmban serum, i cili do të forcojë qerpikët e do t’i bëjë më të gjatë e voluminozë.

Forma e furçës ka shumë rëndësi, sepse ajo tregon se si do duken qerpikët. Mund të zgjedhësh krehër apo furça të ndryshme për qerpikët poshtë e lart apo opsione të tjera.

Shmang përdorimin e rimelit kundër ujit, sepse është më i vështirë për t’u pastruar dhe mund të rrezikosh këputjen e qerpikëve.

Mos harro qerpikët e poshtëm! Ato janë pika e fundit e make-up-it, por jo më pak e rëndësishmja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi për ditën e premte, 29 prill 2022

Story i radhës

Fëmijët do të kenë mbiemrat e të dy prindërve, që në lindje

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë