Mbetet diskutabile nëse Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, do të përfshijë koston e shpenzimeve të avokatëve mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, kompania e të cilëve u tërhoq për shkak të moskryerjes së këtyre obligimeve.
Ka deklaruar kështu avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini.
“Nëse përcaktohen limitet që janë parashikuar në Udhëzimin Administrativ gjithsesi që kjo do të ndikoj në pagesën e mbrojtjes, ngase tarifat e avoktave ndërkombëtar janë jashtëzakonisht të larta. Dhe për këtë, është pikëpyetje e madhe nëse këto tarifa do të ketë mundësi të mbulohen. Kjo mbetet të shihet nëse do të ndryshohet kjo apo jo. Në rrethana normale nuk do të duhej, por në ato të jashtëzakonshme shteti do të duhej të mbahej përgjegjës për financimin e mbrojtjes.”, u shpreh tutje Qerkini.
Ai tha se tërheqja e avokatit ndërkombëtar, Gregory Kehoe dhe ekipit të tij nga kompania “Greenberg Legal Associates”, rrezikon edhe zvarritjen e procesit të gjykimit të Thaçit nga Specialja.
“Shpenzimet që janë paguar për z.Kiho, ai është dashtë t’i ndajë edhe për bashkëpunëtorët tjerë. Prokuroria ka pranuar ka paralajmëruar ftesën për 300 dëshmitarë, që do të thotë procedura do të zgjasë shumë, prandaj çdo zvarritje e këtij procesi, do të cenoj parimin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm.”, tha Qerkini.
“Siç e di unë, Udhëzimi Administrativ është ende në diskutim. Nuk e di nëse është aprovuar ende. Udhëzimi Administrativ është i njëanshëm, sepse e nxjerrë ministrja. Me sa e di unë, ky Udhëzim Administrativ ende s’ka hy në fuqi, por që është ende në diskutim.” tha tutje Qerkini.