qente ndihmojne shtatzenat te jene aktive 67fae6a18cf47

Qentë ndihmojnë shtatzënat të jenë aktive

April 13, 2025
1 minut lexim

Femrat që zotërojnë qen, i plotësojnë më mirë nivelet e aktivitetit të rekomanduar gjatë shtatzënisë.

Të gjitha studimet kanë rezultuar se kafsha e njohur zakonisht si “miku më i mirë i njeriut”, mund të jetë i rëndësishëm për të mbajtur një grua shtatzënë të shëndetshme dhe në formë.

Nëpërmjet ecjes së shpejtë, që është një efekt i dallueshëm kur ke një qen, gratë shtatzëna kishin 50% më shumë mundësi për të arritur 30 minutëshin e aktivitetit të rekomanduar në ditë. E kombinuar edhe me një dietë të ekuilibruar, kjo mund të ndihmojë në sigurimin e një shtatzënie të shëndetshme.

Kërkuesit studiuan shëndetin dhe mënyrën e jetesës së mbi 11.000 grave shtatzëna në Angli duke përdorur të dhëna nga Studimet Avon Longitudinal për Prindër dhe Fëmijë. Duke ndihmuar gratë shtatzënë të jenë aktive, aktiviteti me qentë, mund të bëhet pjesë e një strategjie efektive për të kontrolluar rritjen e peshës gjatë shtatzënisë.

Dr. Sandra McCune, menaxhere e programit kërkimor në Qendrën Walttham Për Ushqyerjen e Qenve, thotë: “Ne po shohim gjithnjë e më shumë se të ushtruarit me një qen mund të na përmirësojë motivimin dhe efektshmërinë. Si një ushtrim i parrezikshëm, aktiviteti me qen mund t’i ndihmojë gratë që nuk mund të ushtrohen sipas rregullave, të jenë aktive dhe në formë gjatë shtatzënisë”.

Kërkimet u bënë në bashkëpunim me Universitetin e Liverpulit, Bristolit dhe Qendrës Waltham. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

aktivistet gjate pastrimit ne gryken e rugoves gjejne nje televizor 67fae575bd143
Story i mëparshëm

Aktivistët gjatë pastrimit në Grykën e Rugovës gjejnë një televizor!

grabitje e armatosur ne nje kazino ne cair nen kercenimin e armes vidhen mbi 23 mije euro 67faead9b3f73
Story i radhës

Grabitje e armatosur në një kazino në Çair, nën kërcënimin e armës vidhen mbi 23 mijë euro

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë