Organizata Ndërkombëtare e Policisë – Interpoli, ka shpallur fletarrest për udhëheqësin e sektit “Lev Tahor”, 23 – vjeçarin, Xhonatan Emanuel Kastiljo.
“Kastiljo kërkohet nga policia e Guatemalës nën akuza që e implikojnë për tregti me njerëz, dhunë seksuale dhe keqpërdorimin e të miutuve” – thuhet në fletarrestin e Interpolit.
Reth 30-të anëtarë të sektit ekstrem hebraik “Lev Tahor” mbetën në Bosnjë e Hercegovinë në fundin e vitit 2021 dhe fillimin e 2022. Një pjesë e tyre kanë jetuar edhe në Maqedoninë e Veriut.
Ata e kishin braktisur Bosnjën më 3 shkurt 2022, kurse në periudhën e njëjtë në RMV ishin vërejtur anëtarë të këtij grupi në Kumanovë. Një pjesë e tyre ishin vendosur në fshatin e Ohrit, Lakoçerej.
Pas mbërritjes në RMV fillimisht kishin qëndruar në Kumanovë, ku me sigurim policor ishin transferuar në një hotel të Shkupit.
Veshja e tyre jo e zakonshme dhe praktikimet fetare nuk kaluan pa u vërejtur nga banorët lokal të Maqedonisë, kurse u shënua edhe një incident ku ishite sulmuar një shtëpi në Kumanovë ku ishin akomoduar një pjesë e këtij grupi.
Vendi ku u akomoduan në Shkup u mbajt si sekret për shkak të frikës nga sulmet.
Grupi që udhëtoi në RMV në shkurt 2022 kishte 37 persona, gjysma prej tyre ishin fëmijë.
Nga MPB-ja asokohe bënë thirrje për tolerancë duke njoftuar se anëtarët e grupit kanë dokumente legale të udhëtimit, leje për qëndrim të përkohshëm dhe se i respektojnë ligjet.
Burimi: TV KLAN