qendron kastrati denohet per shpifje ndaj kadri rahimajt reagon kryetari i kamenices 6a65bbf36a3f2

Qëndron Kastrati dënohet për shpifje ndaj Kadri Rahimajt, reagon kryetari i Kamenicës

July 26, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore ka marrë vendim në rastin e padisë për shpifje të ngritur nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ndaj ish-kryetarit të kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rahimaj përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se gjykata ka konstatuar se deklaratat e bëra ndaj tij gjatë fushatës zgjedhore kanë qenë shpifëse.

Sipas Rahimajt, vendimi i gjykatës parasheh kompensimin e dëmit, përgënjeshtrimin e deklaratave në mediat ku janë publikuar, si dhe pagesën e shpenzimeve procedurale.

“Gjatë fushatës zgjedhore ndaj meje u bënë akuza të rënda, të njëpasnjëshme, të cilat nuk i ktheva me shpifje e as me gjuhë urrejtjeje. Zgjodha rrugën që besoj se duhet ta zgjedhë çdo qytetar: në heshtje e pa zhurmë iu drejtova institucioneve të drejtësisë”, ka shkruar Rahimaj.

Ai e ka cilësuar vendimin si dëshmi se e vërteta mund të vonojë, por nuk humb kurrë.

Postim i plotë:

E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Gjatë fushatës zgjedhore ndaj meje u bënë akuza të rënda, të njëpasnjëshme, të cilat nuk i ktheva me shpifje e as me gjuhë urrejtjeje. Zgjodha rrugën që besoj se duhet ta zgjedhë çdo qytetar: në heshtje e pa zhurmë iu drejtova institucioneve të drejtësisë.

Sot, Gjykata Themelore ka marrë vendim, duke konstatuar se deklaratat e bëra ndaj meje kanë qenë shpifëse dhe ka vendosur kompensimin e dëmit, përgënjeshtrimin e deklaratave në mediat ku janë publikuar, si dhe pagesën e shpenzimeve procedurale. 

Me këtë postim ne nuk i gëzohemi humbjes së dikujt. Por po japim një mesazh se në Kamenicë dhe në Kosovë, debati politik duhet të mbështetet në fakte, jo në shpifje; në argumente, e jo në baltosje.

Unë do të vazhdoj të merrem me punën që më kanë besuar qytetarët. Ata presin rezultate, jo konflikte. Drejtësia foli për këtë çështje, ndërsa ne do të vazhdojmë të flasim me punë.

Faleminderit secilit qytetar që besoi te e vërteta, ruajti qetësinë dhe nuk lejoi që gjuha e urrejtjes të bëhej standard i politikës sonë.

Respekti fitohet me punë. Besimi ndërtohet me të vërtetën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nypd arreston 89 persona ne operacionin kunder trafikimit te qenjeve njerezore gjate boterorit 6a65a0b21d423
Lajmi i mëparshëm

NYPD arreston 89 persona në operacionin kundër trafikimit të qënjeve njerëzore gjatë Botërorit

cfare fshihet pas forcimit rekord te lekut shqiptar 6a65bc6f5603c
Lajmi i radhës

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?

Të fundit nga

ShkoLartë