Qendrat për zhvillimin e fëmijëve në Tetovë, 5 qëndrojnë të mbyllura sepse nuk ka personel

min lexim

Tetovë, 13 tetor – Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve, ku u hapën dhanë rezultate të mira. Çelja e tyre fillimisht u bë nga ana e UNICEF-it dhe disa shoqatave joqeveritare, e më pas kaluan në menaxhim të komunës së Tetovës, gjegjësisht çerdhes “Rinia”.

“Qendra për zhvillim të hershëm kemi në fshatin Reçicë e madhe, në shkollën fillore “Migjeni”, në shkollën “Kirili dhe Metodi” dhe në fshatin Brodec njëjtë kemi dhe qendrat që për momentin janë të mbyllura në fshatin Gajre, Lisec, Sellcë; në Shipkovicë funksionon, kjo është si mungesë e personelit. Po kemi bërë kërkesë, kërkesat njëra u dha pozitive për financimet e vjetra për t’u hapur objekti ri dhe për qendrat e hershme”,tha Fatlinda Jaja, drejtoreshë e kopshtit “Rinia”.

Me kalimin e viteve, nga gjithsej 11 qendra mbetën vetëm 6. Tjerat u mbyllën për shkak të mungesës së kuadrit dhe mos miratimit të punësimeve. Në fshatin Sellëcë u hap në 2015-tën ndërsa u mbyll në 2019-tën. Në Falishtë nga 2011 deri në 2017. Në Gajre nga 2017-ta deri në 2022-tën. Në Lisec nuk është hapur për shkak të mungesës se kuadrit, ndërsa në fshatin Saraqinë nuk u hap për shkak të mungesës së kuadrit dhe sepse objekti nuk është i legalizuar.

QENDRAT E HAPURA DHE TË MBYLLURA SHKAKU KUADRIT

Në fshatin Sellcë e hapur në vitin 2015 por e mbyllur prej vitit 2019.

Në fshatin Falishtë e hapur në vitin 2011 por e mbyllur prej vitit 2017.
Në fshatin Gajre e hapur në vitin 2017 por e mbyllur prej vitit 2022.
Në fshatin Lisec e cila nuk është hapur për shkak të mungesës se kuadrit.
Në fshatin Saraqinë për shkak të mungesës së kuadrit dhe objekti nuk është i legalizuar.

Momentalisht në gjashtë qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve në komunën e Tetovës procesin parashkollor e ndjekin 124 fëmijë. E mira e këtyre qendrave është se prindërit e vendeve rurale nuk detyrohen t’i sjellin fëmijët deri në qytet.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Anglia rikthehet te fitorja

Story i radhës

Incidenti në Gjorçe: MPB paralajmëron prezencë policore nëpër shkolla

Të fundit nga