qenan aliu nje urim pak me ndryshe taravarit 67f6f667f1525

Qenan Aliu: Një URIM pak më ndryshe (Taravarit)

April 10, 2025
1 minut lexim

Shkruan, Qenan Aliu

I nderuari TARAVARI,

Së pari urime DATLINDJEN, ju dëshiroj shëndet dhe gjitha të mirat në jetë.

Por kësaj rradhe dua tjua uroj pak më ndryshe.

Duke të uruar shëndet, uroj që të jeni edhe i suksesshëm në politikë. Por kujdes, në politik nuk luhet vetëm si ,oficer, shahu vetëm në diagonale, ka njëher duhet luajtur edhe si ,top, e ,këmbësor,.

Duke të uruar datlindjen, uroj që të mbeteni më konsistent në politikë, edhe kur duhet me patjetër që të ndryshoj qëndrimi ai duhet arsyetuar në detaje. Mundesh, prandaj bëhu akoma më i artikuluar sepse në politik nuk ka miq dhe armiq, por ka vetëm kundërshtarë politik dhe kaq. Por në politikë nuk mundesh të jesh me të gjithë miq sepse atëherë mund të mbetesh pa asnjë mik.

I nderuari Arben, të konsideroj mik, mund tju dekriptojë se çka mendoni por nuk mund ta dij se çfarë mund të bëni ju.

Unë jam anësh, Ju jeni në fushën e lojës, e kuptoj peshën dhe përgjegjësinë,prandaj ki kujdes. Politikani nuk duhet gjithmonë dhe në pafundësi të mbetet peng i fjalëve të thëna, aq me tepër kur ti ke ma pak se të tjerët nga ata të pakrypura, mbase diçka edhe të vegetosura.

DHE duke të uruar për këtë ditë të veçantë për Ju dhe familjen tuaj, ju sugjeroj kujdes rrëshqitjeve dhe akrobacioneve politike, sepse këta të fundit kur dalin mirë të gjithë të duartrokasin e kur ajo shkon keq shkon në theqafje.

I gëzofshi motet dhe shumë të tjera së bashku me familjen, aleancistët dhe vlenistët .

Për ju z. President

Nga miku juaj

(q.aliu)

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

e thote vete drejtori i burgjeve mbi 50 per qind e policeve ne burgje jane te korruptuar 67f6f6642158a
Story i mëparshëm

E thotë vetë drejtori i burgjeve: Mbi 50 për qind e policëve në burgje janë të korruptuar

sfidat e grave ne politike grida duma per veshtiresite mund te flas personalisht i di problemet e lobimit financiar e pabarabarte gara me burrat 67f6fbc6c9c78
Story i radhës

Sfidat e grave në politikë/ Grida Duma: Për vështirësitë, mund të flas personalisht! I di problemet e lobimit financiar, e pabarabartë gara me burrat

Të fundit nga

ShkoLartë