Autori i cili goditi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie është akuzuar për tentativë vrasje dhe është lënë në paraburgim. Hadi Matar akuzohet se ka sulmuar zotin Rushdie dhe një intervistues. Ndërkaq, shkrimtari ndodhet në gjendje kritike.JE
75-vjeçari Selman Rushdie është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për shkak të romanit të tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi. Autori i sulmit doli ditën e sotme para gjykatës ku mbante maskën dhe uniformën e burgut.
“Kjo është faza shumë e hershme e asaj që do të jetë pa ndryshim një proces i zgjatur ligjor” tha në një deklaratë Prokurori i Qarkut Jason Schmidt.
Rushdie u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe në bark, thanë autoritetet. Ai gjithashtu ka pësuar dëmtime në mëlçi.
Policia tha në një konferencë për shtyp se stafi dhe anëtarët e audiencës e kishin fiksuar sulmuesin në tokë ku ai u arrestua.
Intervistuesi që ishte me zotin Rushdie, Henry Reese, pësoi një lëndim të lehtë në kokë dhe u dërgua në një spital po ashtu.
Reese është bashkëthemelues i një organizate jofitimprurëse që ofron strehim për shkrimtarët e mërguar nën kërcënimin e persekutimit. Asnjë motiv apo akuzë nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila ka thënë se dëshiron të ekzaminojë një çantë shpine dhe pajisje elektronike të gjetura në qendër.
Anëtarët e audiencës thanë se vendit të ngjarjes i mungonin masat bazë të sigurisë si kontrollet e çantave dhe detektorët metalikë. Ashtu si njerëzit e tjerë që planifikonin të merrnin pjesë në leksionin e autorit, zoti Matar kishte marrë një leje për të hyrë në mjediset e Institutit Chautauqua, transmeton BBC.
Fetvaja nuk u anulua kurrë
Romancieri me origjinë indiane Selman Rushdie fitoi famë me ‘Midnight’s Children’ në 1981 duke shitur mbi një milion kopje vetëm në Britaninë e Madhe. Por libri i tij i katërt, i botuar në 1988 , “Vargjet Satanike” e detyroi atë të fshihej për gati 10 vjet.
Romani surrealist, post-modern ngjalli zemërim tek disa myslimanë, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemuese – fyese për fenë dhe Zotin duke u ndaluar në disa vende.
Një vit pas botimit të librit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khomeini bëri thirrje për ekzekutimin e zotit Rushdie.
Ai ofroi një shpërblim prej 3 milion dollarësh duke nxjerrë fetvanë, (dekret ligjor i lëshuar nga një udhëheqës fetar islamik). Shpërblimi për kokën e zotit Rushdie mbetet në fuqi, megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit, ndërsa një fondacion fetar iranian shtoi 500 mijë dollarë të tjera si shpërblim për kokën e tij në vitin 2012. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria iraniane për therjen me thikë të zotit Rushdie.
Mediat iraniane e përshkruan shkrimtarin Rushdie si një apostat – dikë që ka braktisur ose mohuar besimin e tij.
Selman Rushdie me nënshtetësi britanike dhe amerikane është bërë një avokat i zëshëm për lirinë e shprehjes, duke mbrojtur punën e tij në disa raste. Ai ka vazhduar të shkruajë dhe vepra e tij e radhës që pritet të dalë në vitin 2023.