Qëlloi me pistoletë lodër mjeken dhe përplasi 3 makina të policisë! Zbardhen detajet nga aksioni për ndalimin e 42-vjeçarit!

May 23, 2025
1 minut lexim

Detaje dalin nga aksioni policor në kryeqytet paraditen e sotme ku 42-vjeçari Enis Vrapi, pasi qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, tentoi të arratisej me Land Rover duke përplasur 3 makina të policisë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

•Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari.

Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari.

Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

TS: Takohen Ahmeti dhe Sela – takim i qetë që përfundon me buzëqeshje

Story i radhës

Mundësi historike: Mesazhi i Kaja Kallas “befasoi” Beogradin – ky është sinjali pozitiv për Kosovën!

Të fundit nga

Kuvend/ Filipçe propozon axhendën e takimit

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi që protokollet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe puna e Komisionit për Çështje Historike, janë temat që do
sqmken
ShkoLartë