Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Bulqizës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen.
Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë organizuan menjëherë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen, bashkia Bulqizë.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 39-vjeçari kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Burimi: botasot.info


