Qëllohet për vdekje me armë zjarri një 70-vjeçar në Kurbin, punonte si ekonomist në një firmë inertesh! Plagoset pronari

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

Story i mëparshëm

Analisti tregon dy teza për zhvillimet rreth dinarit: Të njëjtat janë përdorur në mënyrë identike nga zyrtarët e PDK-së

Story i radhës

Ndërprerje deri në pesë orë, vendet që do të mbesin pa rrymë sot

Të fundit nga