Qëllohen dy vajza të ekipit të tifozëve në Teksas, hipën në veturën e gabuar

Dy vajza që i përkisnin ekipit të nxitësve të tifozëve të shkollave të mesme në Teksas u qëlluan, me sa duket pasi iu afruan makinës së gabuar në një parking jashtë Austin.

Të shtënat ndodhën jashtë një supermarketi në Elgin, rreth 25 milje nga Austin, Teksas. Policia e Elgin tha se ata iu përgjigjën një telefonate në orën 00:15 me kohën lokale.

“Informacionet bëjnë me dije se në parking ka ndodhur një sherr dhe kishte të shtëna të shumta në një automjet”, tha policia.

“Njëra prej viktimë e ka marrë ndihmën mjekësore në vendngjarje, ndërsa tjetra është transportuar në spital ku “gjenden në gjendje kritike”.

Kompania që punonin vajzat e quajti incidentin, i cili ndodhi rreth mesnatës të së martës, “të tmerrshëm”.

Anëtarët e skuadrës së tifozëve mbajtën një vigjilje lutjeje të martën mbrëma.

Policia ka arrestuar Pedro Tello Rodriguez Jr, 25 vjeç dhe e ka akuzuar atë për “sjellje vdekjeprurëse”, shkruan BBC.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Escobar: SHBA pret propozim konkret nga Kosova për Asociacionin deri më 2 maj

Story i radhës

Po e grimonte për “Prime”, parukieri ia plas në fytyrë Deas: Sa e keqe je, më frikëson si qesh

Të fundit nga