Dy vajza që i përkisnin ekipit të nxitësve të tifozëve të shkollave të mesme në Teksas u qëlluan, me sa duket pasi iu afruan makinës së gabuar në një parking jashtë Austin.
Të shtënat ndodhën jashtë një supermarketi në Elgin, rreth 25 milje nga Austin, Teksas. Policia e Elgin tha se ata iu përgjigjën një telefonate në orën 00:15 me kohën lokale.
“Informacionet bëjnë me dije se në parking ka ndodhur një sherr dhe kishte të shtëna të shumta në një automjet”, tha policia.
“Njëra prej viktimë e ka marrë ndihmën mjekësore në vendngjarje, ndërsa tjetra është transportuar në spital ku “gjenden në gjendje kritike”.
Kompania që punonin vajzat e quajti incidentin, i cili ndodhi rreth mesnatës të së martës, “të tmerrshëm”.
Anëtarët e skuadrës së tifozëve mbajtën një vigjilje lutjeje të martën mbrëma.
Policia ka arrestuar Pedro Tello Rodriguez Jr, 25 vjeç dhe e ka akuzuar atë për “sjellje vdekjeprurëse”, shkruan BBC.