Qazim Rrahmani është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës me mandat katërvjeçar, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie sot.
Ndërsa zëvendëskryetar po ashtu me mandat katërvjeçar, po ashtu me mandat katërvjeçar Damush Ademi, ish-kryetar i kësaj partie.
Qazim Rrahmani, kryetar i ri i PDAK-së, tha se nevojitet angazhimi i të gjithëve për të arritur ngritjen e kësaj partie.
Rrahmani: Ne duhet të afrohemi për të arritur ngritjen e PDAK-së
“Nga tani të gjithë ju bashkë me mua, të gjithë ne dhe ata të cilët janë në diasporë nuk duhet të shikojnë me syrin e përçarjes dhe urrejtjes, duhet të shikojmë me syrin e ruajtjes së dinjitetit dhe afrimit të njëri-tjetrit, për të arritur ngritjen e katër shkronjave, PDAK”, ta ai.
Më tej, Rrahmani tha se do të punojnë që fëmijët të kenë përparësi në çdo lëmi.
Rrahmani: Fëmijët tanë të kenë përparësi në universitete
“Fëmijët tanë të kenë përparësi në universitete dhe në të gjithë lëmenjtë tjerë. PDAK do të jetë organizimi i tërësishëm në tërë Kosovën. Të tjerët mendojnë që ne jemi pak, por këto shkronja janë shumë, këto shkronja janë i gjithë populli”, tha ai.
Në kuvendin e jashtëzakonshëm të PDAK-së morën pjesë 112 delegatë.