Qazim Laçi, ka lënë gjurmën e parë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, ka lënë gjurmën e parë me fanellën e skuadrës së Spartës së Pragës në kampionatin çek. I transferuar në afatin kalimtar e janarit nga francezët e Azhakso, 27-vjeçari dibran është duke fituar terren te klubi i tij i ri.

Laçi u hodh nga stoli në minutën e 29-të, në duelin ndaj Jablonec, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 3-0, teksa shqiptari u bë protagonist, duke asistuar në golin e tretë të shënuar nga Haraslin në minutën e 71-të.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Spartën e Pragës, që është ngjitur në vendin e tretë me 5 pikë më pak se kryesuesit e Slavias së Pragës.

Kur janë edhe 10 javë për t’u luajtur, skuadra e Qazim Laçit, do të kërkojë deri në fund titullin kampion, pavarësisht diferencës me kryesuesit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Macron dëshiron ta shohë Rusinë të mundur në Ukrainë, por jo të shkatërruar

Story i radhës

“Kam informacione”, deputeti shqiptar: Ministra të Ramës do shpallen “non grata” nga SHBA

Të fundit nga