Marjona Metohu mirëpriti në jetë djalin e saj disa muaj më parë. Këngëtarja ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për emisionin “Rudina” ndjesitë si një nënë e re.
Ajo tregoi se si e ka përjetuar lindjen e djalit, ku tha se në operacion ka hyrë duke qarë nga frika, e ka dalë duke qeshur nga lumturia.
“Mbaj mend se kisha shumë frikë atë moment madje aq shumë frikë sa thosha unë nuk lind pa hyr im shoq në sallën e operacionit, më pa aq të vendosur mjeku anestezist, sa tha “silljani burrin ku e ka, se kjo s’paska ndërmend të lindi sot. Dhe unë kam hyrë duke qarë e dola duke qarë nga salla.
Hyra duke qarë nga frika se nuk e dija çfarë më priste dhe dola duke qarë nga gëzimi sepse në momentin që kam parë Matiasin kam thënë vetëm sa i bukur që është dhe rrija vazhdimisht duke e parë. Lindi aq i pastër dhe lindi një bebe e madhe”, u shpreh mes të tjerash këngëtarja e njohur.