Qarkullonte me pistoletë në brez, kapet një person në Korçë!

1 minut lexim

Një person që qarkullonte i armatosur është neutralizuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Korçë.

Burimet bëjnë me dije se policia ka konstatuar këtë shtetas me armë në brez dhe është vënë menjëherë në ndjekje të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen nr. 14 të qytetit.

Sapo ka parë policinë, poseduesi i sendit të jashtëligjshëm ka hedhur armën në koshin e mbeturinave, por është kapur pak metra më tutje.

Gjithsesi, emri i personit të arrestuar momentalisht nuk bëhet i ditur, por raportohet se ështe shoqëruar në komisarit.

Sakaq, forca të shumta policie duke bërë krehjen e zonës për të parë nëse ka pasur sende të tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grashtica 2022, pritet të jetë “e nxehtë”

Story i radhës

Fazliu sërish kthehet te Pelisteri

Të fundit nga