Qarkullonte me pistoletë dhe kokainë, në pranga 37-vjeçari/ Nën hetim pasagjerja

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Sunday”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Golem. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja E. B., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Z., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe sasi lënde të dyshuar narkorike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. B. (pasagjere në mjet), gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me pistoletën dhe kokainën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si ndikon menopauza në humorin tuaj?

Story i radhës

PDK e AAK kërkojnë pagë minimale 370 euro dhe përfshirjen e veteranëve në ligj

Të fundit nga