Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.
Blutë njoftojnë se të arrestuarit qarkullonin me armë, thika dhe lëndë narkotike në makinë.
“Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin”, sqaron policia.
Njoftimi:
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike kokainë, 2 mjete prerëse (thika), 3 celularë dhe automjeti.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Në kuadër të operacionit “Friends”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit Marsid Gjyzeli, 34 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe Ylli Agasi, 49 vjeç, të dy banues në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
BURIMI: Bota Sot