Qarkullimi me trotinete, qytetarët ndihen të rrezikuar

min lexim

Ndërsa, në Prishtinë shumë qytetarë thonë se po ndihen të rrezikuar nga mosrregullimi i qarkullimit të personave me trotinete elektrike. Madje, në disa pamje të publikuara shihen edhe raste kur me trotinete barten edhe fëmijë të vegjël pa asnjë mjet mbrojtës dhe në mesin e makinave në rrugë. Për këtë, Komuna e Prishtinës thotë se do të gjejë së shpejti një zgjidhje.

Po njihet si trend tashmë jo vetëm në Kosovë, por në tërë botën. Ngasja e trotinetit po pëlqehet nga gjenerata të ndryshme, por mënyra se si po përdoret në vendin tonë, shfaq rrezik të madh.

Në video të postuara në rrjetet sociale nga “Vrojtuesit e lagjes”, ngasës të trotineteve bartin më vete edhe fëmijë të vegjël, duke rrezikuar ata.

Gjithandej rrugëve të kryeqytetit shihen ngasës me trotinete, në rrugë e trotuare, duke rrezikuar shpeshherë këmbësorët dhe komunikacionin. Por, të tillë ka shumë edhe në sheshin e kryeqytetit, ku zakonisht ka një numër të madh të fëmijëve.

Kjo tanimë po përbën shqetësim për qytetarët.

Si një trend i ri që ka marrë hov, ende nuk është e përcaktuar si term në të dhënat e Policisë dhe qendrës emergjente që specifikon numrin e të aksidentuarve dhe të të lënduarve E drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prishtinës Ilirik Musliu, tha se ligji i transportit nuk e trajton këtë mjet, derisa thotë se kjo drejtori ka punuar në një draft final që pritet të votohet

“Po mundohemi me menaxhu këtë situatë përmes rregullores e cila shumë shpejtë do të del me draftin final dhe presim me u votua në kuvendin komunal dhe me pasë mbështetje të nivelit nacional…. ne po e shohim që është një dukuri të cilën duhemi me e trajtu sepse po e shohim që është emergjente ka shumë përdorues”, thotë ai.

Duke qenë se çmimet sillen nga 200 deri afro 2 mijë euro, qytetarët nuk e kanë të domosdoshme t’i blejnë ato, pasi mund t]i marrin edhe me qira. Në një nga lokacionet ku trotinetet merren me qira, për RTK-në thanë se ka interesim të madh për shfrytëzimin e trotineteve.

Me miratimin e ligjit do të rregullohet kjo çështje, mirëpo aktualisht u mbetet qytetarëve që të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si i ngasin trotinetet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan

Story i radhës

Kjo është gjëja e parë që duhet të kontrolloni sapo hyni në një dhomë hoteli

Të fundit nga