Qalaj: Shtimi i numrit të grabitjeve është normale në fundvit

Deputeti i Parisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ish drejtor i Policisë së Kosovës, tha se shtimi i numrit të grabitjeve në muajin nëntor dhe dhjetor është diçka e zakonshme.

Kalaja këto deklarime i bëri në Tëvë1, ku tha se kjo mund të ndodh dhe për shkak të angazhimit të numrit më të madh të njësive policore në veri për shkak të ngjarjeve të këtij viti.

“Nëse i referohemi grabitjeve gjithmonë muaji nëntor dhe dhjetor është më i ngarkuar, për shkak të fundvitit, për shkak të lëvizjes së qytetarëve, ardhjes së diasporës, inskenime ka pas gjithmonë edhe në të kaluarën por edhe sot. Ne e dimë që këtë vit sidomos e tërë fuqia e Policisë së Kosovës është e orientuar në Veri për shkak të ngjarjeve sidomos njësitë e reagimit të shpejtë të cilat janë pjesë përbërëse e rajoneve por që janë ngarkuar me detyra në veri, mendoj se është krejt normale që kemi shtim të grabitjeve”, tha Qalaj.

Ai shtoi se ishte vendos më 2019 që policët me armë të gjata të patrullojnë rajoneve megjithëse sipas tij nuk është pamje e mirë të shihen policët me armë të gjata nëpër qytet, por shtoi s kjo parandalon shumë grabitje.

Qalaj foli edhe për vrasjen e Liridona Ademjat, për të cilën tha se është shumë specifike derisa i falënderoi pjesëtarët policor për siç tha reagimin në kohë rekord dhe punën që e kanë bërë për zbulimin e kryesve të mundshëm të këtij krimi.

Story i mëparshëm

“Kryeministri shqiptar nga BDI, nuk është anti-kushtetues” – Xhaferi tregon pse…

Story i radhës

Pesë arsyet pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje

Të fundit nga