Qalaj: Elshani nuk duhej të deklaronte se do të hapet ura, na ka shkaktu konflikt me ndërkombëtarët

September 25, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani nuk duhej të deklaronte se do të hapet ura mbi lumin Ibër.

Qalaj tha se kjo deklaratë e tij ka shkaktuar konflikt me ndërkombëtarët.

“Në atë çështjen që Departamenti i Shtetit Amerikan na akuzoi si shtet në fakt e akuzoi Qeverinë se po e instrumentalizon Policinë e Kosovës e një nga këto ka qenë një deklaratë e pamatur e Elshanit i cili para të gjithëve ka thënë se ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Këtë deklaratë nuk do te duhej ta bënte nuk është puna e policisë të deklarohet për vendime politike është qeveria që duhet të pyetet nëse do të hapet ura apo jo dhe si do të hapet.

Politikanët edhe mund të mos e thonë të vërtetën, por policia duhet me dhënë çdo deklaratë në bazë të fakteve që i ka dhe është obligim i njeriut në uniformë t’i thotë kujtdo që e pyet kjo është një temë politike adresonu tek organet tjera kush janë përgjegjës”, deklaroi Qalaj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministria e Drejtësisë në RMV do ta rregullojë gjyqësorin me ekspertë të huaj

Story i radhës

Zekolli i përgjigjet Durmishit: Marrëveshje ka, por s’po zbatohet! Më mire një e re!

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë