Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se arrestimet e bujshme të SPAK në nivelet më të lartë të pushtetit janë meritë e kreut të këtij institucioni Altin Dumani.
Sipas Qafokut, Dumani është një hero i drejtësisë.
“Me këtë goditje e dimë që SPAK s’e ka PS, as Edi Rama, ndryshe nuk do të ndodhte që nga një skuadrile sot të kemi një togë me 20-25 politikanë të rëndësishëm të arrestuar. Merita kryesore i takon Altin Dumanit.
Shqipëria ka një hero në drejtësi, ai është një hero. Altin dumanin nuk e ka Edi Rama”, tha Qafoku.