pzap subjektet politike u gjobiten mbi 600 mije euro vetem 101 mije euro u paguan deri tani 67e8143f3a26e

PZAP: Subjektet politike u gjobitën mbi 600 mijë euro, vetëm 101 mijë euro u paguan deri tani

March 29, 2025
1 minut lexim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se përgjatë periudhës zgjedhore kanë shqiptuar gjoba për partitë politike në vlerë prej 664 mijë e 100 eurove.

Në njoftimin për media, kanë thënë se deri tani janë paguar vetëm 101 mijë euro.

“Në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-i për Subjektet Politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Pulitke, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatet, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644,100.00 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101,000.00 euro”, thuhet në njoftim.

Përgjatë gjithë periudhës zgjedhore PZAP ka treguar se ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjore.

“PZAP-i, për të gjitha ankesat e pranuara, ka arritur ti shqyrtoj dhe të vendosë brenda afateve të përcaktuar në Ligjin Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, sipas kësaj mënyre të vendimmarrjes;

-Aprovim – 249 vendime,

-Refuzim – 242 vendime,

-Të palejuara – 73 vendime,

-Të tërhequra – 4 vendime,

-Të pas afatshme – 53 vendime,

-Të dorëzuara në Komisionin e Pavarur për Media – 17 ankesa,

-Të dorëzuara në Këshillin e Mediave të Shkruara – 2 ankesa,

-Pjesërisht të pranuara – 2 vendime.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fronezimi i kryepeshkopit te ri joan berisha pas ceremonise se kurorezimit dite e madhe per te gjithe besimtaret shqiptare 67e80ae13a040
Story i mëparshëm

Fronëzimi i Kryepeshkopit të ri Joan, Berisha pas ceremonisë së kurorëzimit: Ditë e madhe për të gjithë besimtarët shqiptarë

drites i buzeqesh titulli llapi rrezikon renien nga liga 67e817ff4f3b1
Story i radhës

Dritës i “buzëqesh” titulli, Llapi rrezikon rënien nga liga

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë