pzap ja del me vendim per kandidatin e pdk se ne decan 68a9fcce30ec3

PZAP-ja del me vendim për kandidatin e PDK-së në Deçan

August 23, 2025
1 minut lexim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për të refuzuar ankesën e kandidatit të PDK-së në Deçan, Korab Mushkolaj.

“Refuzohet e pabazuar, ankesa e kandidatit të PDK-së, Korab Mushkolaj nga Komuna e Deçanit, i propozuar për kryetar të komunës, paraqitur kundër vendimit të KQZ-së për shkak të refuzimit për certifikim të kandidatit për kryetar të komunës, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor”, thuhej në vendim.

KQZ-ja më 21 gusht kishte vendosur për refuzimin e certifikimit të Mushkolajt si kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit për zgjedhjet e 12 tetorit.

KQZ-ja nuk e kishte certifikuar me arsyetimin se Mushkolaj ishte emëruar në pozitën Zyrtar i Lartë për Politika Konsullore në kuadër të MPJD-së.

Kjo pozitë hyn në kategorinë e shërbimit civil dhe me status të veçantë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlera qerimi do te luftoje per medaljen e bronzte ne evropianin universitar 68a9fccb896e4
Lajmi i mëparshëm

Vlera Qerimi do të luftojë për medaljen e bronztë në Evropianin Universitar 

la pas nje boshllek te pamate ervin salianji reagon pas ndarjes nga jeta te artur zhejit shqiperia humbi sot nje intelektual te madh e te rralle 68a9fd65458bc
Lajmi i radhës

“La pas një boshllëk të pamatë”, Ervin Salianji reagon pas ndarjes nga jeta të Artur Zhejit: Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë