pyetjet qe duhet ti beni patjeter ne takimin e pare 61ed0f3f42eb0

Pyetjet që duhet ti bëni patjetër në takimin e parë

January 23, 2022
1 minut lexim

Të gjithë i kemi parasysh pyetjet tipike të takimit të parë: Me çfarë merresh? Çfarë të pëlqen? Nga je? Cilat janë hobet e tua? Janë të gjitha të nevojshme, por edhe shumë të mërzitshme.

Në vend të tyre, ju mund të zgjidhni pyetje nga lista që do ju paraqesim më poshtë që janë krijuar për të frymëzuar një bisedë më të këndshme ndërsa je ende duke kuptuar çfarë njeriu ke përballë.

Këto janë pyetjet që duhet ti bëni në takimin e parë:

Si do ta kaloje të dielën perfekte?

Çfarë fëmije ke qenë?

Duhet të kesh ndonjë nofkë… çfarë fshihet pas saj?

Në ç’vend ke dashur gjithmonë të shkosh?

Cila ka qenë puna jote më e keqe?

Ç’libër ke lexuar këto kohë?

Je i fiksuar me ndonjë personazh të famshëm?

Çfarë do shpëtoje të parat nëse shtëpia jote do shembej?

Me ç’lloj stërvitjesh, sporti merresh?

Ke një njeri që të frymëzon?

Nëse do fitoje 1 milion $, çfarë do kishe blerë ?

Cila është gjëja e parë në listën e planeve?

Çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe, kur ishe i  vogël?

Cila është dhurata më e bukur që ke marrë?

Nëse do kishe një fuqi të mbinatyrshme, çfarë do doje të ishe?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kryeministrja anulon dasmen pas vales se omicronit 61ed0f3cca79f
Story i mëparshëm

Kryeministrja anulon dasmën pas valës së Omicronit

konfirmohen problemet me shendetin mendor te ilicic 61ed0f437e773
Story i radhës

Konfirmohen problemet me shëndetin mendor të Ilicic

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë