Pyetjet për provimin ekstern do të mbulojnë materialin deri në muajin mars

min lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe gjimnazistët u pajtuan që pyetjet për provimet ekstern të këtij viti të mbulojnë materialin deri në muajin mars, i cili nuk përfshin periudhën kur stafi arsimor ka dalë në grevë, thonë nga Sindikata e gjimnazistëve.

“Pyetjet për provimet eksterne të këtij viti janë të përshtatshme për provimet e viteve të kaluara, të cilat janë publikuar në faqen e Qendrës Shtetërore të Provimeve. Qendra do të përgatisë sa më shpejt një Katalog me pyetje për provimet e jashtme, gjegjësisht të njëjtat do të jenë në dispozicion të maturantëve në një dokument PDF”.

“Me kryeministrin ramë dakord që pyetjet për provimet eksterne të mbulojnë materialin deri në muajin mars, i cili nuk përfshin periudhën kur stafi arsimor ka hyrë në grevë. Sindikata merr përgjegjësi për t’iu drejtuar komisioneve vlerësuese nëse provimet kanë pyetje nga materiali mësimor pas muajit mars”, thuhet njoftim pas mbledhjes në Qeveri.

Sa i përket detyrës projektuese, afati për të tashmë është shtyrë dhe 1598 studentë që nuk e kanë përfunduar ende këtë, pjesë kyçe e provimit të maturës do të kenë mundësi ta bëjnë këtë deri të hënën, më 16 maj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident në rrugën Kërçovë-Ohër, një i vdekur

Story i radhës

Vuçiç: Do të jetonim 10 herë më mirë nëse do të kishim vendosur sanksione ndaj Rusisë

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424