Pyetjet më të zakonshme rreth orgazmës femërore, dhe përgjigjet e tyre!

December 11, 2022
min lexim

Thonë se dija është fuqi. Imagjinoni nëse të gjithë do të mësonin më shumë për orgazmën e një gruaje. Ndoshta ti je këtu sepse je kurioz/e të mësosh më shumë për orgazmën femërore, ose ndoshta thjesht nuk je plotësisht e sigurt nëse ajo që ti përjeton është “normale”. Nuk asgjë për turp në këtë rast, shumica prej nesh janë ushqyer me shumë ide konfuze rreth asaj se si gratë e arrijnë kulmin.

Nuk është për t’u habitur që orgazma femërore është një nga temat më të njohura për të cilën njerëzit pyesin terapistët e seksit. 

Këto janë pyetjet më tipike dhe përgjigjet e tyra të sakta:

Si mund të mësoj të përjetoj orgazëm?

Nëse nuk keni përjtuar kurrë një orgazmë, nuk jeni vetëm: Një vështrim i thelluar në orgazmën femërore i botuar fillimisht nga studiuesja e seksit Elizabeth Lloyd, PhD, në vitin 2005, zbuloi se 5% deri në 10% e grave nuk kanë përjetuar kurrë një orgazmë.

Kjo nuk do të thotë se është e pamundur. Gjithçka që duhet është pak praktikë.

Rekomandohet të shikoni organet gjenitale në pasqyrë për të qenë më rehat me trupin tuaj; masturbohuni për të kuptuar se çfarë lloj prekjeje ju pëlqen; përdorimi i vibratorëve për stimulim të fuqishëm; fantazimi (dhe eksplorimi i fantazive të ndryshme përmes pornografisë ose erotikës, nëse ju pëlqen).

Mund të përjetoj orgazëm vetëm, por e kam të vështirë me partnerin…?

Shumë gra e kanë shumë më të lehtë të përjetojnë orgazëm vetëm sesa me partnerin. Kur jeni vetëm, jeni të fokusuara vetëm në kënaqësinë tuaj dhe mund ta prekni veten ashtu siç dëshironi. Të arrish kulmin e kënaqësisë me një partner mund të kërkojë një praktikë të vogël, por është plotësisht e realizueshme.

Filloni duke pyetur veten se çfarë bëni vetëm që ju ndihmon të arrini orgazëm dhe më pas mendoni për atë që partneri juaj bën ndryshe.

Pengesa mund të jetë edhe psikologjike. Mund të keni nevojë gjithashtu të praktikoni marrjen e kënaqësisë. Nëse jeni shumë të varur nga dhënia e kënaqësisë, kjo mund t’jua prishë përvojën tuaj.

Si të “dal nga mendimet” mjaftueshëm për të arritur orgazëm?

Të largohesh nga koka jote ndodh kur nuk mendon më: a po e shijon partneri im këtë? A kam erë të çuditshme? A ia bëra gati rrobat vajzës?…

Kjo është arsyeja pse ekspertët e seksit shpesh dëgjojnë nga gratë që kanë probleme me orgazmën sepse janë të hutuara nga mendimet e tyre. Së pari, dijeni se kjo është normale. Puna e tepërt mund ta kthejë atë në një cikël vetë-përjetësues. 

Nëse vëreni se truri juaj fillon të endet, pranoni se jeni duke menduar për diçka ndryshe, pastaj butësisht kthejeni vëmendjen tuaj në momentin aktual. Thjesht quajeni vëmendje për seksin.

Po sikur të më duhet shumë kohë ose përpjekje për të arritur orgazëm?

Ndonjëherë orgazmat kërkojnë punë, veçanërisht kur mësoni për herë të parë të përjetoni orgazëm ose kur përjetoni orgazmat tuaja të para me një partner. Kjo është më se normale – nuk ka një kufizim kohor për orgazmën.

Sa më shumë praktikë (me partner apo solo), aq më të lehta do të vijnë orgazmat. 

Si mund të kem orgazma të shumta?

Vetëm 14% e grave thonë se përjetojnë orgazma të shumëfishta, kështu që mos u ndjeni keq nëse i përjetoni vetëm një herë. Nëse dëshironi të përjetoni një orgazmë pas tjetrës, çelësi është të eksitoheni sërish pas të parës.

Si mund të kem orgazma më të mira?

Nëse dëshironi të rrisni intensitetin e orgazmave tuaja, stimulimi më i mirë i klitorit është një zgjidhje.

A e bën të vështirë përdorimi i vibratorit orgazmën kur nuk e përdor?

Një vibrator nuk i dëmton në asnjë mënyrë organet tuaja gjenitale, por për disa, përdorim  gjatë gjithë kohës mund të bëhet një zakon që është e vështirë për t’u hequr. Nëse trupi juaj mësohet të shijojë orgazëm me një vibrator, ju e stërvitni trupin tuaj për t’iu përgjigjur asaj situate. Megjithatë, mos kini frikë, gjithçka që duhet për të shmangur këtë është të ndryshoni rutinën tuaj herë pas here, në mënyrë që të mos përdorni gjithmonë një vibrator.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KOK: E turpshme dhe e patolerueshme

Story i radhës

Shpërthime të fuqishme në veri të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë