Pyetje deputetësh/ Deputetët e Frontit Europian me pankarta para Mickoskit

min lexim

 

Kështu dukej seanca e parë për pyetje deputetësh në përbërjen e re parlamentare. E gjithë kjo ishte “skenarë” i deputetëve të BDI-së pas pyetjeve në adresë të kryeministrit Hristian Mickoski lidhur me euro-integrimet dhe ngjarjet e fundit me gjuhën shqipe dhe balancuesin.

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti kërkoi përgjigje nga kryeministri se cili është plani i tij lidhur me euro-integrimet, proces ky që është bllokuar momentalisht dhe si pasojë sipas Bexhetit erdhi edhe ndarja e paskos RMV-Shqipëri. Pyeti kryeministrin edhe për atë se ku dëshiron ta çoj vendin, në BE ose ta kthejë në gjendje siç ishte para 2001-shit.

“Sot pas 4 muajsh apo afërsisht 5 muajsh, i nderuar kryeministër arritët ta ndani RMV-në nga Shqipëria. Ky ishte hapi më i keq dhe i gabuar i Qeverisë pa legjitimitet etnik. Sigurisht qytetarët duan ta dijnë cila është alternativa e RMV-së për në BE, pas ndarjes nga Shqipëria. Qytetarët pyesin se ne si shtet dhe Qeveri, jemi me Rusinë apo me Bashkimin Europian” – tha Bexheti.

Për çështjen e euro-integrimeve për kryeministrin, pyetje po edhe kritika kishte edhe kreu i opozitës, Venko Filipçe. Ai akuzoi kryeministrin se kur ishin në opozitë kritikonin për marrëveshjen e Prespës dhe tani, të njëjtit e përdorin pa problem emrin e ri kushtetues me parashtesën “E VERIUT”.

Edhe pse pështytë dhe shkelët mbi gjithçka, ju nuk tregoni as plan as strategji po as kapacitet  që ta nxirrni shtetin nga qorr sokaku në të cilin e keni futur vet ju. Në kohën e kampanjës thonit se do të bisedoni për pozicione më të mira dhe se do ti përmirësoni gabimet e paraardhësve, a sot e shohim të kundërtën. Evropën e kemi më largë se asnjëherë më parë. për atë edhe po ju pyes. Cili është plani juaj z.Mickoski që të na nxirni nga ky qorr sokak që na keni futur “ – tha Filipçe.

Pwrfaqwsuesve tw opozitws ju kundwrpwrgjigjw kryeministri Mickovski.

6.49-7.23 HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTëR- 015 MATERIAL
Atë që ne e punojmë sot në Vashington, në Bruksel, në Berlin dhe në Vijenë dhe Paris ju nuk keni mundur ta shihni atë edhe në ëndrën më të bukur ëndëroni dhe ta dini që do të ketë sukses dhe shumë rezultat të mirë. Të jeni të sigurtë për të se do të korrim sukses dhe ne do të jemi atje ku edhe e kemi vendin edhe ajo është Bashkimi Evropian.

Përplasjet në Parlament reth procesit integrues pasuan pas raportit té djeshëm të KE për ecurinë e RMV-së drejt BE-së ku qartë kërkohen ndryshimet Kushtetuese dhe futjen e Bullgarëve në të për të filluar bisedimet e RMV me BE për antarsimin e vendit. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Cika, e Vetmja Artiste Shqiptare në Jurinë e Catania Beauty Awards

Story i radhës

Hidratimi tek Meshkujt – Përse Është më i Nevojshëm se Kurrë

Të fundit nga