Pyetet nëse Serbia duhet të ndihet e rrezikuar që SHBA po i shet “Javelin” Kosovës, kështu përgjigjet komandanti amerikan

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos, John Harris, është pyetur nga mediat serbe nëse Serbia duhet të shqetësohet me faktin që SHBA-ja po e armatos Kosovën me raketat “Javelin”.

Harris ka thënë se pajisjet ushtarake amerikane mund të gjenden kudo.

Ai tutje ka shtuar se është e rëndësishme që partneriteti të ndërtohet mes ushtrive dhe politika t’iu lihet politikanëve.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne ushtarët të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të ndërtojmë partneritetin tonë mbi këtë, dhe ua lëmë politikën politikanëve”, ka thënë Harris për Tanjug në Uashington, ku mori pjesë në një pritjen e organizuar me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë.

Story i mëparshëm

Thyhet rekordi, Policia e Spanjës sekuestron sasinë më të madhe të kokainës në një kontejner

Story i radhës

Shpallet në kërkim farmacistja në Tiranë, i dha medikamente të gabuara 38-vjeçares

Të fundit nga