pyet buzhala a kishte mujeci imunitet kur u kap me droge ne shqiperi 64db63c15473d

Pyet Buzhala: A kishte Mujeci imunitet kur u kap me drogë në Shqipëri?

August 15, 2023
1 minut lexim

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas lajmit se Besnik Mujeci është arrestuar në Shqipëri si i dyshuar për transportim të substancave narkotike.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka pyetur nëse Besnik Mujeci ka pasur imunitet kur është arrestuar në Shqipëri, raporton Klan Kosova.

“Shef i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë është Gezim Sveçla, që është familjar i afërm i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelalit. Giza ka ndikim te jashtëzakonshëm në Policinë e Kosovës, e në anën tjetër i kapuri me drogë ka qenë vartës i tij në komunë. Shtrohet pyetja: Kjo droga kishte shkuar prej Kosovës në Shqipëri, ku ishin Policia e Kosovës në ato momente? A kishte imunitet Besniku?”, ka shkruar ai.

MARKETING

RENT A CAR

te shtena me arme zjarri ne sarande 64db5fcb3113a
Story i mëparshëm

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë

rruga adem demaci ne cair ganiu pikepyetje nese do te realizohet qellimi i arsovskes 64db6881a0e76
Story i radhës

Rruga “Adem Demaçi” në Çair/ Ganiu: Pikëpyetje nëse do të realizohet qëllimi i Arsovskës

Të fundit nga

ShkoLartë