“Putini u poshtërua”, media britanike: Spiunët rusë u kapën pasi tentuan të hynin në një fabrikë armësh në Shqipëri

min lexim

Ngjarja e ndodhur në Gramsh ku dy shtetas rus dhe një ukrainas tentuar hyrjen në uzinën e armëve i ka tërhequr vëmendjen edhe medias britanike Express.co.uk.

“Putini u poshtërua, pasi spiunët rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në fabrikën e armëve”, kështu shkruan Express.

“Tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare.  Putini u poshtërua pasi spiunët rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në fabrikën e armëve

Vladimir Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po tentonin të hynin në ambiente. Një nga të personat, dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Dy  spiunët rusë, janë arritur të identifikohen dhe janë 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin . Timofeeva dihet se udhëton nëpër botë dhe bën fotografi të “objekteve të çuditshme”, siç janë avionët e vjetër.” shkruhet në artikullin e medias britanike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Neotomonet refuzojnë kërkesën e Shoqatës “Trojet e Arbrit” për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren

Story i radhës

Estonia propozon paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë

Të fundit nga