Putini: Perëndimi mund të ‘provojë’ ta mposhtë Rusinë në fushën e betejës

min lexim

Presidenti rus Vladimir Putin kritikon Perëndimin se përpiqet të imponojë një “rend të ri botëror” dhe thotë se bisedimet e paqes po bëhen gjithnjë e më të largëta prej vazhdimit të konfliktit.

Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion Presidenti rus Vladimir Putin tha se nëse Perëndimi dëshiron ta sfidojë Rusinë me luftime, politikanët e këtyre vendeve janë të mirëpritur ta provojnë. “Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të them për këtë? Le ta provojnë,” tha Putini në fjalimin e tij.

Sipas agjencisë ruse të medias, Interfax Presidenti rus e akuzoi gjithashtu Perëndimin se po përpiqet të imponojë “rendin e tij të ri botëror” duke thënë se “këto përpjekje janë të dënuara për të dështuar”.

Image

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Mbrojtjes Sergej Shoigu

Putin tha po ashtu se “operacioni special” i Rusisë – sikurse e quan Moska zyrtare pushtimin e Ukrainës – ishte fillimi i një zhvillimi drejt një “bote shumëpolare”.

Putin u shpreh në fjalim edhe për negociata për paqen, por tha se ato po bëheshin më të vështira për t’u arritur për shkak të vazhdimit të gjatë të konfliktit.

Të gjithë duhet ta dinë se, në përgjithësi, ne ende nuk kemi filluar asgjë seriozisht”, shtoi ai. “Në të njëjtën kohë, ne nuk i refuzojmë bisedimet e paqes. Por ata që i refuzojn, ata duhet ta dinë se sa më tej të shkojnë, aq më e vështirë do të jetë për ata që të negociojnë me ne.”/DW

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta

Story i radhës

Demokraci për elitën

Të fundit nga