Putini paralajmëron Perëndimin se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore

September 25, 2024
min lexim

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore nëse goditet me raketa konvencionale. Ai tha se çdo sulm ndaj Rusisë me mbështetjen e një fuqie bërthamore do të konsiderohej nga Moska si sulm i përbashkët.

Vendimi për ndryshimin e doktrinës bërthamore ruse përkon me diskutimet në Shtetet e Bashkuara dhe Britani lidhur me mundësinë e lejimit të Ukrainës që ta godasë Rusinë me raketa konvencionale perëndimore.

Presidenti Putin tha në hapje të takimit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, se doktrina e re bërthamore reflektonte ndryshimet globale të cilat paraqesin rreziqe dhe kërcënime të reja për Rusinë.

Udhëheqësi 71-vjeçar i Kremlinit, vendimmarrësi kryesor për arsenalin e madh bërthamor të Rusisë, tha se donte të nënvizonte në veçanti një ndryshim kyç.

“Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga çdo shtet jo bërthamor, por me ndihmën ose mbështetjen e një shteti bërthamor, të konsiderohet si sulm i tyre i përbashkët ndaj Federatës Ruse”, tha Presidenti Putin.

“Kushtet që do të detyronin Rusinë që të përdorë armët bërthamore janë të përcaktuara qartë”, tha zoti Putin. Ai tha se Moska do ta shqyrtonte një veprim të tillë nëse zbulon fillimin e një goditje masive ndaj saj me raketa, avionë apo dronë.

Rusia rezervon të drejtën që gjithashtu të përdorë armë bërthamore nëse ajo ose Bjellorusia aleate do të ishin objektiv i një agresioni, përfshirë sulmet me armë konvencionale, tha Presidenti Putin.

Udhëheqësi rus tha se sqarimet ishin kalibruar me kujdes dhe në përpjesëtim me kërcënimet ushtarake moderne me të cilat përballet Rusia, një konfirmim se doktrina bërthamore po ndryshonte.

Doktrina bërthamore aktuale, e miratuar me një dekret nga Presidenti Putin në vitin 2020, thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast të një sulmi bërthamor nga një vend armik ose një sulmi konvencional që kërcënon ekzistencën e saj.

Në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara ishin aq të shqetësuara për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga Rusia, saqë e paralajmëruan Presidentin Putin lidhur me pasojat e përdorimit të armëve të tilla, sipas drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Bill Burns.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqipëria ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE, Murtezani: Zyrtarisht ende nuk kemi asnjë njoftim

Story i radhës

Xhensila Myrtezaj përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur këngëtares?

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë