Putini mbështet inspektimin ndërkombëtar të centralit bërthamor Zaporizhia

August 20, 2022
1 minut lexim

Në një telefonatë mes presidentit francez Macron dhe shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, me sa duket u ra dakord për një inspektim ndërkombëtar të centralit bërthamor Zaporizhia. 

Përfaqësues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) duhet të vlerësojnë situatën në centralin bërthamor ukrainas Zaporizhia i cili mbahet i pushtuar nga Rusia, u tha pas telefonatës mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe shefit të Kremlinit, Vladimir Putin.

Sipas informacioneve franceze ekspertët do të udhëtojnë përmes Ukrainës nën kontrollin e qeverisë ukrainase. Për sigurinë e ekspertëve është i nevojshëm një armëpushim, edhe pse nuk është e lehtë që për këtë të bihet dakord. Deri tani si Rusia edhe Ukraina kishin kërkuar që ekspertët ndërkombëtarë të shkonin në termocentralin bërthamor duke udhëtuar përmes territorit të tyre.

Megjithë përpjekjet për ndërmjetësim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres dhe kreut të shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan situata në dhe rreth termocentralit bërthamor në Ukrainën jugore ka vazhduar të përkeqësohet. Zaporizhia është centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Image

Vladimir Putin dhe Macron

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën se po planifikojnë së shpejti një sulmi në centralin bërthamor Zaporizhia. Guterres është shprehur në favor të çmilitarizimit të centralit bërthamor Zaporizhia dhe rrethinave të tij. Kurse Ukraina kërkon tërheqjen e rusëve. Moska nga ana e saj i refuzon të dyja propozimet.

Image

Zaporizhia – centrali më i madh bërthamor në Ukrainë dhe në Evropë

Trupat ruse e mbajnë të pushtuar në centralin bërthamor Zaporizhia, i cili ka gjashtë reaktorë, që nga fillimi i marsit.

Kompania shtetërore energjetike e Ukrainës, Energoatom, ka frikë se Rusia po planifikon ta shkëpusë centralin më të madh bërthamor të vendit nga rrjeti kombëtar i energjisë. Nëse ndodh kjo prej mungesës së energjisë elektrike do të goditet rëndë sidomos jugu i Ukrainës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jahte miliona euroshe në radhë për tu mbushur me naftë në Sarandë, Hoxha: E blejnë tre herë më lirë se qytetarët shqiptarë

Story i radhës

5 truke për të reduktuar kaloritë dhe për të humbur peshë pa dietë

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë