Putini kërkon garanci nga Kievi përmes Erdoganit për grurin

November 1, 2022
1 minut lexim

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se ai do “garanci reale” nga Kievi, përpara se t’i bashkohet sërish marrëveshjes për grurin.

Siç raportoi AFP-ja, më 1 nëntor, në një bisedë telefonike, Putin i tha Erdoganit se Rusia po kërkon “garanci reale nga Kievi për respektimin e rreptë të Marrëveshjes së Stambollit, veçanërisht për mospërdorimin e korridorit humanitar për qëllime ushtarake”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) mundësoi, në muajin gusht, vazhdimin e eksportit të grurit ukrainas, duke zbutur krizën ushqimore të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës.

Rusia ka akuzuar më herët Ukrainën për abuzim me korridorin e sigurt për transportimin e grurit, për të sulmuar anijet ruse në Krime dhe ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshje.

Më 29 tetor, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Moska po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për grurin “pas sulmit ukrainas me dron mbi anijet e flotës ruse të Detit të Zi, si dhe në anijet civile në Sevastopol”.

Putin i tha Erdoganit se “është e nevojshme të kryhet një hetim i plotë për rrethanat e incidentit” kundër flotës së Detit të Zi.

“Vetëm pas kësaj do të jetë e mundur të diskutohet çështja e vazhdimit të punës” në kuadër të marrëveshjes, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Ukraina tha se pretendimi i Rusisë ishte një “pretekst i rremë” për t’u tërhequr nga marrëveshja.

Më 1 nëntor, disa anije mallrash u larguan nga portet e Ukrainës, pavarësisht paralajmërimit të Rusisë një ditë më parë se ishte “i rrezikshëm” vazhdimi i eksporteve pa pjesëmarrjen e Rusisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria obligon institucionet të shfrytëzojnë shërbimet e Postës

Story i radhës

Test i vështirë për Liverpoolin ndeshja kundër Napolit, ja formacionet zyrtare

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë