Putini bën thirrje për modernizim të armëve të ushtrisë ruse

November 2, 2022
min lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për modernizim të armëve të ushtrisë ruse.

“Armët duhet të përmirësohen vazhdimisht. Për të arritur një gjë të tillë, e përsëris, është e rëndësishme që të ketë konkurrencë aktive midis prodhuesve të armëve”, tha presidenti rus në fjalimin e sotëm gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit në Rusi.

Rusia deklaroi gjithashtu sot se do të rikthehet në marrëveshjen që mundëson eksportimin e produkteve të grurit nga Ukraina.

Moska ka pezulluar pjesëmarrjen në fundjavë duke kërcënuar me përshkallëzim të krizës ushqimore në gjithë botën. Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë është arritur muaj më parë me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka pranuar garanci me shkrim nga Kievi se korridori në Detin e Zi, për bartje të grurit, nuk do të përdoret për operacione ushtarake kundër Rusisë.
“Federata e Rusisë konsideron se garancitë e pranuara janë të mjaftueshme, andaj do të zbatojë sërish marrëveshjen”, është thënë në deklaratën e ministrisë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i ka thënë homologut të tij turk se marrëveshja e 22 korrikut do të zbatohet prej mesditës së 2 nëntorit.

Rusia e ka pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshje, duke thënë se nuk mund të garantojë më sigurinë e anijeve civile në Detin e Zi, për shkak të një sulmi në flotën e saj.

Ukraina e ka konsideruar këtë deklaratë si arsyetim të rremë për shmangie të marrëveshjes. Pavarësisht pezullimit nga ana e Rusisë, anijet kanë vazhduar të eksportojnë grurin rus. Mirëpo diçka e tillë nuk do të mund të vazhdonte për kohë të gjatë, pasi kompanitë e sigurimit kanë thënë se nuk do të nënshkruajnë kontrata të reja për shkak të vendimit të Moskës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bota duhet të përgjigjet ashpër ndaj tentimeve të Rusisë për të bllokuar korridorin në Detin e Zi për eksportet ukrainase.

Ky korridor kontrollohet nga Moska prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Bllokada ruse ka rezultuar me mungesa ushqimesh në botë dhe rritje të çmimeve, pasi Ukraina dhe Rusia janë ndër furnizueset më të mëdha në botë të drithërave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të shërohet sistemi shëndetësor nga korrupsioni dhe papërgjegjësia?!.

Story i radhës

Albiosi: Unë s’boj treshe me Iglin e Krinë

Të fundit nga

ShkoLartë